Rafuna: Qeveria para se me rrit pagën është dashur të flas me sektorin publiko-privat, askush nuk ka marr pagë 250 euro

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme ka marr vendim për rritjen e pagës minimale në 350 euro bruto. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i tha lajmi.net se rritja e pagës minimale është dashur të bëhet duke diskutuar me sektorin publiko-privat. Madje sipas Rafunës sektori privat kish qenë i mendimit me qenë…

Lajme

28/08/2024 12:32

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme ka marr vendim për rritjen e pagës minimale në 350 euro bruto.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i tha lajmi.net se rritja e pagës minimale është dashur të bëhet duke diskutuar me sektorin publiko-privat.

Madje sipas Rafunës sektori privat kish qenë i mendimit me qenë 400 apo 500, paga minimale.

Ani pse sipas tij edhe pse paga ka qenë 250 euro, 99 për qind të rasteve nuk ka rrogë 250 euro të sektorit privat.

“Para se të miratohet rritja e pagës minimale është dashur që së pari të merret edhe mendimi i sektorit publiko privat. Sektori privat kish qenë i mendimit me qenë 400 apo 500. Deri dje e kemi pas 250 euro, por 99 për qind të rasteve nuk ka rrogë 250 euro të sektorit privat, dhe nuk ka kurrfarë impakte, po është mirë me marr edhe opinionin e sektorit privat.

Ne brenda Odës Ekonomike të Kosovës jemi duke analizuar dhe shumë shpejtë do të dalim me një qëndrim zyrtarë rreth impaktit të këtij vendimi. Do të ketë impakt kjo rritje, por çfarë impakti në bazë të analizimit dhe sa do ta shohim”, tha Rafuna për lajmi.net

Rafuna është shprehur se paga minimale duhet të diskutohet tek Këshilli Ekonomiko Social, që e ka për obligim me udhëheqë ministri i financave, përfaqësues të bizneseve, sindikatave e të tjera./Lajmi.net/