Rafinha arsyeton Realin
Mesfushori i Barcelonës, Rafinha, thotë se është normale që Real Madrid nuk dëshiron ta lirojë stadiumin Santiago Bernabeu për finalen e Copa del Rey.

Sport
Mesfushori i Barcelonës, Rafinha ka arsyetuar vendimin e Real Madridit që të mos e lirojë stadiumin Santiago Bernabeu për finalen e Copa del Rey.
Gjiganti katalan do të ndeshet me Athletic Bilbaon dhe skuadrat finaliste dëshirojnë të luajnë në Bernabeu.
Por, Los Blancos nuk kanë shprehur gatishmëri që stadiumi i tyre të jetë nikoqir i finales.
Dhe, Rafinha e arsyeton vendimin e rivalit.
“Është normale, është rivalitet. As Barcelonës nuk do t’i vinte mirë”, u shpreh ai, gjatë një konference për shtyp.
“Por, ne jemi në finale, dhe jemi në gjendje të luajmë kudo”, theksoi Rafinha.