Radojçiq është kryekriminel – Këtyre ne gjithë sherrin ua shohim: Flasin qytetarët për figuren e terroristit serb
Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojqiq ishte i përfshirë në sulmin terrorist në veri që vranë policin Afrim Bunjaku. Qytetarë të ndryshëm në vend kanë dhënë mendimet e tyre për figurën e Radojqiqit dhe ecurinë e zhvillimit të aksionit të Policisë së Kosovës në veri. Një qytetar e pati cilësimin e tij për terroristin tani…

Lajme
Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojqiq ishte i përfshirë në sulmin terrorist në veri që vranë policin Afrim Bunjaku.
Qytetarë të ndryshëm në vend kanë dhënë mendimet e tyre për figurën e Radojqiqit dhe ecurinë e zhvillimit të aksionit të Policisë së Kosovës në veri.
Një qytetar e pati cilësimin e tij për terroristin tani më, Radojqiq.
“Radojqiqi po thojnë të gjithë që është kriminel, edhe kryekriminel, se jo veç kriminel, unë nuk e njohë as nuk e kam pa kurrë, krimineli në shtet demokratik ska vend”, tha ai.
E sa i përket aksionit të Policisë për bastisjen dhe konfiskimet që janë bërë në pronat e terroristit famëkeq serb, një qytetar i lë të drejtën policisë.
“Boll mirë kanë bo qe ja kan bastisë pronat Radojqiqit, se ktyne na gjithë sherrin ja u shohim, çfarë agrumente duhet me pasë kur të vret në shtëpinë tënde, sytë janë me pa”, theksoi një tjetër.
Ndërsa krejt një tjetër, pati diçka interesante sa i përket veriut.
“Është armatos ajo pjesë prej mas luftës, edhe gjatë luftës ka pasë aty armë”, nënvizoi ai.
Kurse tjetri tha se përmasat e terroristit dhe kriminelit që posedon Radojqiq, kalojnë në nivel “mafioz”.
“Ai nuk është kriminel vetëm këtu, por është shumë mafioz i madh”,u shpreh ai./Lajmi.net