Racizmi e largoi Boatengun nga Milani

Drejtori i Schalke 04, Peter Peters ka deklaruar se racizmi ishte arsyeja kryesore që Kevin Prince Boateng u largua nga Milani dhe iu bashkua klubit gjerman në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës. Ylli ganez braktisi Rossonerët dhe kaloi te Schalke, sipas Petersit për shkak se ishte prekur thellë nga incidentet e racizmit…

Sport

09/09/2013 17:50

Drejtori i Schalke 04, Peter Peters ka deklaruar se racizmi ishte arsyeja kryesore që Kevin Prince Boateng u largua nga Milani dhe iu bashkua klubit gjerman në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Ylli ganez braktisi Rossonerët dhe kaloi te Schalke, sipas Petersit për shkak se ishte prekur thellë nga incidentet e racizmit që përjetoi gjatë aventurës së tij me gjigantin italian.

“Boateng nënshkroi me ne për ti shpëtuar racizmit”, deklaroi Peters për të përditshmen gjermane Bild.

Boateng është shprehur se vendimi për të kaluar te Schalke ishte zgjedhje sportive.