Rabiot: Kam biseduar me këtë skuadër nga Serie A
Mesfushori Adrien Rabiot karrierën mund ta vazhdojë në Serie A te Juventus.
Sport
Ylli francez është aktualisht lojtar pa kontratë, pas dështimit për të arritur një marrëveshje me PSG-në.
Manchester United, Juventus, Arsenal, Tottenham dhe Barcelona, janë përendur si alternativa për lojtarin.
Një afrim për t’i siguruar shërbimet e tij, duken se kanë bërë kampionët e Italisë, skuadra e Juventusit.
“Kam folur me Juventusin, është një klub i madh ku të gjithë do të donin të luanin”, ka deklaruar Rabiot për Corriere dello Sport, përcjell ‘lajmi.net’.
24 vjeçari ka realizuar mbi 150 paraqitje për PSG-në, ku ka shënuar edhe 13 gola./Lajmi.net/