Rabiot dëshiron të transferohet te Liverpool

Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot dëshiron të transferohet te Liverpool.

Sport

23/06/2022 23:40

Rabiot ka kontratë me ekipin e Juventusit deri në vitin e ardhshëm, por largimi i tij pritet të ndodhë këtë verë.

Lojtari sipas lajmeve që u përhapën në Itali, thuhet se ka vendosur të largohet nga ‘Allianz Stadium’.

Disa ekipe kanë shfaqur interesim për të, por sipas ‘The Telegraph’ dëshira e francezit është Liverpool, përcjell lajmi.net.

Përveç ‘Reds’ interesim për mesfushorin kanë shfaqur edhe Chelsea, Manchester City dhe Tottenham.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e 27 vjeçarit./Lajmi.net/