Rabiot dëshiron të largohet nga Juventusi – Manchester United i interesuar për të

Arien Rabiot dëshiron të largohet nga Juventusi në këtë afat kalimtar veror.

Sport

18/06/2022 08:36

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet italiane, lojtari nuk është i kënaqur me trajtimin që “Zonja e Vjetër” i dha atij kohëve të fundit.

Ish-kampionët italianë e përfunduan sezonin në pozitën e katërt në tabelë, dështim ky që i faturohet gjithashtu edhe repartit të mesfushës, transmeton lajmi.net.

Francezi, ndonëse erdhi me shumë bujë nga PSG, nuk i përmbushi asnjëherë pritshmëritë e klubit.

Të interesuar për Rabiot janë disa klube nga Premier League, me theks të veçantë Manchester United që dëshiron ta mbulojë sa më shpejt hapësirën bosh që ka lënë largimi i Paul Pogba. /Lajmi.net/