Ra nga ballkoni i shtëpisë, 35-vjeçarja vdes në Spitalin e Prizrenit

Një grua rreth 35 vjeçare, me inicialet D.K., ka ndërruar jetë pas rënies nga ballkoni i shtëpisë së saj në fshatin Krushic e Epërme. Rastin e ka konfirmuar për Lajmi.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai tha se incidenti ka ndodhur pak pas orës 11:00. “Viktima është dërguar emergjencë, në ora…

Lajme

01/10/2024 20:14

Një grua rreth 35 vjeçare, me inicialet D.K., ka ndërruar jetë pas rënies nga ballkoni i shtëpisë së saj në fshatin Krushic e Epërme.

Rastin e ka konfirmuar për Lajmi.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se incidenti ka ndodhur pak pas orës 11:00.

“Viktima është dërguar emergjencë, në ora 11:50 policia është njoftuar  se viktima kishte ndërruar jetë ne Spitalin Rajonal të Prizrenit. Njësitit përgjegjëse policore kanë dal në vend ngjarje dhe janë marruar me rastin. Ne lidhje me këtë rast, në koordinim me prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krimeve të Rënda janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore. Është bërë shikimi i vendit të ngjarjes dhe dyshohet se viktima ka rënë nga ballkoni i shtëpisë në lartësi rreth 6 metra”, tha Bytyqi. /Lajmi.net/