Qyteti i përmbytur prej javësh

Përpjekjet e shpëtimit, të pezulluara për shkak të shiut të madh, kanë rifilluar të hënën në rajonin e Kashmirit, i cili që në fillim të muajit, nga reshjet e mëdha të shiut, si asnjëherë më parë, nisi të përmbytet nga dalja e lumenjve prej shtratit të tyre. 

Lajme

15/09/2014 12:44

Më shumë se 400 persona janë mbytur, ndërsa mbi dyqind mijë veta kanë mbetur të bllokuar nga përmbytjet e mëdha, sidomos në kryeqendrën e Kashmirit të administruar nga India, Srinagar, i cili i tëri është nën ujë.

Banorët kanë akuzuar qeveritë e të dyja vendeve, për reagim jo të duhur nga kësaj katastrofe natyrore, e cila ka rrezik të përshkallëzohet, për shkak të reshjeve të shiut, që ende nuk janë ndalur.