Qytetari në Shtime dorëzon në Polici kuletën që e gjeti në oborrin e QMF-së
Policia ka njoftuar se një qytetar në Shtime ka dorëzuar në polici një kuletë që e kishte gjetur në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare. Qytetari A.Rama është paraqitur duke njoftuar se në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtime është gjetur një portofol i humbur, e në prani të policisë më pas janë…
Lajme
Policia ka njoftuar se një qytetar në Shtime ka dorëzuar në polici një kuletë që e kishte gjetur në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare.
Qytetari A.Rama është paraqitur duke njoftuar se në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtime është gjetur një portofol i humbur, e në prani të policisë më pas janë gjetur edhe dokumentet përkatëse dhe 90 euro.
“Pas verifikimeve, është identifikuar pronari i portofolit, H. D., i cili është njoftuar dhe është paraqitur në stacionin policor për tërheqjen e portofolit.”
Njoftimi i plotë:
Më datë 04.01.2026, rreth orës 17:00, në stacionin policor është paraqitur qytetari A. Rama, i cili ka njoftuar se në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtime ka gjetur një portofol të humbur.
Në prani të zyrtarëve policorë është bërë kontrollimi i portofolit, ku janë gjetur:
– një patentë shoferi
– një letërnjoftim
– një kartelë bankare
– para në vlerë prej 90.65 euro.
Pas verifikimeve, është identifikuar pronari i portofolit, H. D., i cili është njoftuar dhe është paraqitur në stacionin policor për tërheqjen e portofolit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon qytetarin A. Rama për veprimin e tij shembullor, ndershmërinë dhe bashkëpunimin me policinë, duke e vlerësuar këtë rast si një shembull të mirë të qytetarisë dhe përgjegjësisë shoqërore./Lajmi.net/
