Qytetari në Klinë e dorëzon në polici kuletën që e gjeti në shesh, në të kishte 1 mijë e 700 euro
Një qytetar në Klinë e ka dorëzuar në polici një kuletë që e kishte gjetur në sheshin “Skënderbeu”. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se në kuletë, kishte 1700 euro, ndërsa ato i janë kthyer pronarit. “Me datë 17.07.2025, në Stacionin Policor Klinё, ёshtё paraqitur qytetari Afrim Hoti nga Klina sё bashku me vajzën e tij…

Lajme
Një qytetar në Klinë e ka dorëzuar në polici një kuletë që e kishte gjetur në sheshin “Skënderbeu”.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se në kuletë, kishte 1700 euro, ndërsa ato i janë kthyer pronarit.
“Me datë 17.07.2025, në Stacionin Policor Klinё, ёshtё paraqitur qytetari Afrim Hoti nga Klina sё bashku me vajzën e tij e cila e kishte gjetur njё kuletё nё sheshin “Skenderbeu” nё Klinё. Nё kёtё kuletё kishte tё holla prej njёmijё e shatёqind (1700) euro. Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Klinё, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla. Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftimin e policisë. /Lajmi.net/