Qytetari i ankohet për hapësirat e plazhit, pronari i ‘Hotel Regina’ në Vlorë e godet me grusht
Ditën e sotme, një qytetar është sulmuar fizikisht nga pronari i tre Hoteleve ‘Regina’ në Vlorë, Vasil Bedinaj. Mediat në Shqipëri raportojnë se qytetari iu kishte ankuar pronarit për hapësirat e plazhit që kishte zënë hoteli i tij. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet pronari i hoteleve që afrohet godet me grusht…
Lajme
Ditën e sotme, një qytetar është sulmuar fizikisht nga pronari i tre Hoteleve ‘Regina’ në Vlorë, Vasil Bedinaj.
Mediat në Shqipëri raportojnë se qytetari iu kishte ankuar pronarit për hapësirat e plazhit që kishte zënë hoteli i tij.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet pronari i hoteleve që afrohet godet me grusht në fytyrë qytetarin, i cili më pas reagon, por ndërhyrja e disa personave të tjerë shmangu përshkallëzimin e konfliktit fizik.
Sipas mediave atje, Vasil Bedinaj, në dhjetor të vitit 2023, ka qenë nën hetime pasi u konstatua se ka ndërtuar pa leje në në zonën e Radhimës.