Qytetarët serbë në Graçanicë presin përmirësim të kushteve të jetës pas zgjedhjeve lokale
Në qendrën e votimit Kral Millutin, në komunën e Graçanicës, qytetarë të komunitetit serb kanë dalur për të votuar. Deri më tani në këtë qendër votimi kanë votuar 1 mijë e 700 votues. Sipas qytetarëve të komunitetit serb në këtë qendër votimi nuk kanë parë ndonjë parregullsi. Qytetarët e komunitetit serb, shpresojnë që të ketë…

Lajme
Në qendrën e votimit Kral Millutin, në komunën e Graçanicës, qytetarë të komunitetit serb kanë dalur për të votuar. Deri më tani në këtë qendër votimi kanë votuar 1 mijë e 700 votues.
Sipas qytetarëve të komunitetit serb në këtë qendër votimi nuk kanë parë ndonjë parregullsi.
Qytetarët e komunitetit serb, shpresojnë që të ketë përmirësime në këtë komunë si për shqiptarët që jetojnë në këtë komunë ashtu edhe për serbët.
Qytetari, Ratko Stolliq i cili kishte ardhur nga Bernica e Poshtme për të votuar tha për KosovaPress se nëse kryetari i ardhshëm i komunës është i mirë dhe ka financa të mira atëherë mund të ketë përmirësime.
“Duhet te ketë përmirësime për më mirë që njerëzit ti thërrasin mendjes të jenë pak më të mençur.. krejt varet nga kryetari i komunës dhe çfarë financa ka dhe prej njeriut të sinqertë, nëse është kryetari i sinqertë shpresoj se do të bëhet mirë. Kam ardhur me votu prej Bërnicës së Poshtme”, tha Stolliq.
Novica Aksiq nga Graçanica tha se pret ndryshim si për shqiptarët edhe serbët e kësaj komune
“Presim një ndryshim më të mirë edhe për ne edhe për ju si për shqiptarë edhe për serb.. të gjithë po luftohmë me pas një përmirësim”, fha Aksiq.
E Mallina Milkoviq shtoi se nuk ka parë ndonjë parregullsi në këtë qendër votimi.
“Nuk ka pasur asnjë problem gjithçka ka qenë në rregull, vetëm Zoti të na jep shëndet dhe të na sheh pak se njerëzit janë të zemëruar. Nuk pres diçka më të mirë si deri tani më tutje”, shtoi ajo.
Në këtë qendër votimi të drejtë vote kanë 8 mijë e 101 qytetarë, në nëntë vendvotime.
Ndërkaq, në komunën e Graçanicës të drejtë vote kanë 25 mijë e 325 qytetarë, 14 qendra të votimit të rregullta, 34 vendvotime, një qendër e votimit me kusht me dy vendvotime.