Qytetarët në hall me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, kërkojnë të bëhet zgjidhje më e mirë për ta

KEDS, KECSO dhe KOST tri kompanitë energjetike kanë kërkuar shtrenjtimin e energjisë elektrike në vend, derisa kjo është duke u shqyrtuat nga zyra e rregullatorit energjetik (ZRRe),  ku thuhet se me 1 prill do të merrret vendimi. Shumë zyrtarë e deputetë të opozitës kanë reaguar kundër këtij vendimi ndërsa qeveria nuk ka bërë  asnjë reagim…

Lajme

26/02/2025 20:51

KEDS, KECSO dhe KOST tri kompanitë energjetike kanë kërkuar shtrenjtimin e energjisë elektrike në vend, derisa kjo është duke u shqyrtuat nga zyra e rregullatorit energjetik (ZRRe),  ku thuhet se me 1 prill do të merrret vendimi.

Shumë zyrtarë e deputetë të opozitës kanë reaguar kundër këtij vendimi ndërsa qeveria nuk ka bërë  asnjë reagim ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh se po mundohen ti dëmtojnë gjatë fushatës.

Teksa qytetarët janë ankuar se kjo nuk ka arsye per shtrenjtim pasi thonë se duhet të kursehen prej nevojave të tjera ditore.

“Na në krejt evroëpën e pagujmë rrymen ma së shtrenjti, na e dim ata, qe unë i kam qitash 170 euro ka me i pagu e rujm kapak po dadihava çmimi i nalt”, ka thënë një qytetar.

Tutje sipas qytetarëve kjo rritje do të sjellë probleme goxha të mëdha për ta në mënyrë direkte.

“Rritja e cmimit të rrymës se ka as kohën e as venin tash pozite e opozite e kanë ba për interesa politike”, thonë ata.

“Me një pension që është sot nuk mun i mbulon shpenzimet bazike e leje ma nevojat familjare”. /Lajmi.net/

Për më shumë ndiqni videon: