Qytetarët ftohen të verifikojnë adresën zyrtare të vendbanimit në platformën E-Kosova

Institucionet kanë njoftuar qytetarët që të kontrollojnë dhe të verifikojnë adresën e tyre zyrtare të vendbanimit në platformën E-Kosova, në mënyrë që të sigurohet përditësimi korrekt i të dhënave në sistemet elektronike. Qytetarët mund të hyjnë në llogaritë e tyre në E-Kosova, në seksionin “Adresa” Deklarimi i adresës zyrtare të vendbanimit”, ku kanë mundësi të…

Lajme

27/11/2025 14:59

Institucionet kanë njoftuar qytetarët që të kontrollojnë dhe të verifikojnë adresën e tyre zyrtare të vendbanimit në platformën E-Kosova, në mënyrë që të sigurohet përditësimi korrekt i të dhënave në sistemet elektronike.

Qytetarët mund të hyjnë në llogaritë e tyre në E-Kosova, në seksionin “Adresa” Deklarimi i adresës zyrtare të vendbanimit”, ku kanë mundësi të shqyrtojnë informacionin aktual, raporton lajmi.net

Në rast të pasaktësive, adresa mund të korrigjohet:

drejtpërdrejt në E-Kosova, ose në Zyrën e Gjendjes Civile për çdo komunë.

Sipas njoftimit, ndryshimet e bëra nga 26 nëntori deri më 6 dhjetor do të pasqyrohen më pas në platformën elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilën qytetarët mund ta konsultojnë për të parë vendvotimin e tyre: qv.kqz-ks.org/sq.