Quni e citon Ajnshtajnin në prag të zgjedhjeve të LDK-së: Lider është ai i cili nga rrëmuja sjellë thjeshtësi

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Anton Quni, njëherësh edhe pretendues për postin e kryetarit të këtij subjekti politik në zgjedhjet e brendshme të 14 marsit, ka ndarë disa fjalë për karakteristikat e një lideri.

Lajme

01/03/2021 21:28

Përmes një postimi në Facebook, Quni e ka cituar një thënie të trafikantit të mirënjohur botëror, Albert Ajnshtajn.

““Lider është ai i cili, nga rrëmuja sjellë thjeshtësi…. Nga moshmarrëveshja sjellë harmoni… Dhe nga vështirësia, sjellë mundësi” — Albert Einstein”, ka shkruar Quni.

Kujtojmë se Quni ka deklaruar se pretendon postin e kryetarit të LDK-së, në zgjedhjet që do të mbahen më 14 mars. /Lajmi.net/