Vëllai i Liridona Ademajt: Ky vendim sot shkon për ne, për Liridonën e për fëmijët e saj që s’do ta shohin nënën përjetësisht
Pas vendimit të gjykatës për dënimin me burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarve Naim Murseli dhe Granit Plava si dhe dënimin prej 30 vitesh burg për Kushtrim Kokallës para mediave është deklaruar vëllai i Liridona Ademajt. Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj deklaroi se ajo që u vërtetua sot është ajo që kanë thënë që nga…
Lajme
Pas vendimit të gjykatës për dënimin me burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarve Naim Murseli dhe Granit Plava si dhe dënimin prej 30 vitesh burg për Kushtrim Kokallës para mediave është deklaruar vëllai i Liridona Ademajt.
Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj deklaroi se ajo që u vërtetua sot është ajo që kanë thënë që nga fillimi që Naimi së bashku e Kushtrimin duke zgjedhur Granitin si vrasës realizuan këtë krim.
“Ky vendim sot nuk shkon vetëm për neve, shkon edhe për Liridonën, e për fëmijët e saj të cilët nuk do ta shohin më nënën e tyre përjetësisht.Ky dënim duhet të jetë një mësim për të gjithë ata që mundohen e krijojnë mundësi të kryejnë një krim të tillë.Po besoj se gjykata e ka parë të arsyeshme ashtu për Kushtrim Kokallën e për këtë më tepër flet avokati ynë”,deklaroi Ademaj, transmeton lajmi.net.
Ai tha se “Ky vendim na ka lehtësuar dhimbjen sado pak dhe është vendim që e kemi pritur të gjithë populli shqiptar jo vetëm ne familja”./Lajmi.net/