Shpërthim në Zubin Potok, dëmtohen kanalet e “Ibër Lepencit“- Shkaktohet derdhje e pakontrolluar e ujit

Një shpërthim që po raportohet të ketë ndodhur para disa orësh në Zubin Potok ka dëmtuar një kanal të Ibër Lepencit dhe shkaktuar derdhje të pakontrolluar uji në atë zonë. Nga ajo se çka po raportohet, dyshohet që shkak i shpërthimit të kenë qenë hedhja e ndonjë dinamiti e që krejt kjo ka mundësi të…

Lajme

29/11/2024 20:39

Një shpërthim që po raportohet të ketë ndodhur para disa orësh në Zubin Potok ka dëmtuar një kanal të Ibër Lepencit dhe shkaktuar derdhje të pakontrolluar uji në atë zonë.

Nga ajo se çka po raportohet, dyshohet që shkak i shpërthimit të kenë qenë hedhja e ndonjë dinamiti e që krejt kjo ka mundësi të ketë qenë edhe e qëllimshme.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta ndriçojnë rastin”, ka thënë Elshani.

Mësohet se uji ka nisur të rrjedhë nga kanali në mënyrë të pakontrolluar.

Ndërkaq, shpërthimi i kanalit në Zubin Potok rrezikon funksionimin e KEK-ut dhe furnizimin e qytetarëve të Mitrovicës me ujë.