Qofte me mish viçi në salcë

Një recetë e shijshme e qofteve të viçit në salcë.

Lifestyle

25/07/2014 19:46

Përbërësit e kësaj recete:

2 gota oriz i gatuar
200 g mish i grirë viçi
1 qepë e prerë hollë
4 gota salcë domate
2-3 thelpinj hudhre të copëtuar
1 vezë
2 lugë  koncentrat perimesh
kripë dhe piper i zi
majdanoz
vaj 


Përgatitja:

Në një tas përzieni orizin, mishin e grirë, qepën, hudhrën, vezën, koncentratin, kripën, piperin dhe majdanozin. Përgatitni qoftet dhe skuqini në vaj të nxehtë. Në një tigan, shtoni salcë domate dhe erëza (sipas dëshirës ) dhe vendoseni në zjarr, më pas shtoni qoftet i lini 5 minuta dhe receta është gati..