QNR-ja rekomandon rinumërimin e mbi 300 vendvotimeve

Qendra e Numërimit të Votave i ka rekomanduar KQZ-së që të shkohet në rinumërim në mbi 300 vendvotime.

Lajme

09/10/2019 16:34

Koordinatori i Qendrës për Numërimin e Rezultateve (QNR), Burim Ahmetaj, ka treguar për parregullsitë që kanë hasur gjatë procesit të numërimit.

“Në QNR një numër i rezultateve nuk ka mundur të procedohet siç ishte ndërrimi i shiritave apo edhe mospërputhjet me faqe. Në i kemi dërguar në karantinë dhe i kemi bashkangjitur raportet. Ky raport thotë se duhet patjetër te nunërohet. Në disa vendvotime mungon përputhja me fletëvotime”, tha ai, raporton EO.