QKUK: Mjekët arrijnë që të ia riaftësojnë dorën pacientit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se mjekët kanë arritur të shpëtojnë dorën e një pacienti nga Suhareka, cili kishte pësuar lëndime të rënda të krahut.
Lajme
Përmes një postimi në faqen zyrtare të SHSKUK-së në Facebook, është njoftuar se operacioni ka zgjatur me orë të tëra, ku ekipi mjekësor i cili ka operuar pacientin është përbërë nga kirurgu vaskular, anesteziologut, kirurgët plastik dhe stafit infermieror, shkruan lajmi.net.
“Mjekët dhe infermierët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë shpëtuar dorën e një pacienti nga Suhareka, i cili kishte pësuar lëndim të rëndë të krahut (gjymtyrës) së sipërme të majtë. Më pastaj, ekipi kujdestar i mjekëve në përbërje të kirurgut vaskular, anesteziologut, kirurgëve plastik dhe stafit infermieror hynë në operacion delikat që kishte zgjatur me orë të tëra”, thuhet në njoftim.
Me tej shtohet se edhe pse pacienti që kishte kërkuar trajtim në fillim, kishte pasur të gjitha sistemet, atë neurovaskular, muskulor dhe tetivave të shkëputura, tani pas operacionit dora e tij është riaftësuar.
Postimi i plotë:
QKUK: Mjekët riaftësojnë dorën pacientit, pas aksidentit që pësoi
Mjekët dhe infermierët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë shpëtuar dorën e një pacienti nga Suhareka, i cili kishte pësuar lëndim të rëndë të krahut (gjymtyrës) së sipërme të majtë.
Pacienti fillimisht ishte sjellë nga Suhareka në Klinikën Emergjente ku kishte marrë ndihmën emergjente mjekësore nga mjekët dhe stafi infermieror i Klinikës Emergjente.
Më pastaj, ekipi kujdestar i mjekëve në përbërje të kirurgut vaskular, anesteziologut, kirurgëve plastik dhe stafit infermieror hynë në operacion delikat që kishte zgjatur me orë të tëra.
Ekipi mjekësor arrit ta riaftësoi gjymtyrën – krahun e pacientit, i cili tani ka dorën e gjallë, me vaskularizim, të inervuar dhe të lëvizshme.
Pacienti kishte ardhur me të gjitha sistemet (sistemi neurovaskular, i muskulor dhe ai i tetivave) të shkëputura nga vazhdimësia, me një defekt të madh të lëkurës.
Ndërsa, lëndimi i strukturave ishte në nyjen radiokarpale (kyçi i dorës) aty ku edhe kalibri i enëve të gjakut është milimetrik, e të cilat fillojnë të futen në shuplakë dhe kjo e vështirësoi në masë të madhe shpëtimin e ekstremitetit tek pacienti, por rrezikoi dhe jetën e tij.
Lëndimet e tilla – amputimet traumatike, në literaturë janë të shoqëruara me shkallë të vdekshmërisë prej 72%, ndërsa humbjet e ekstremiteteve janë me përqindje të lartë, mbi 90%. /Lajmi.net/