QKUK jep detaje për gjendjen e të miturit të therur në Gjilan, transferohet në Klinikën Torakale
I mituri që u lëndua në përleshjen me mjete të mprehta në Gjilan është në gjendje stabile. Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), nga ku bëhet e ditur se pas trajtimit fillestar në Qendrën Emergjente, pacienti është transferuar për trajtim të mëtejshëm në Klinikën e Kirurgjisë Torakale. “Pacienti është në gjendje…
Lajme
I mituri që u lëndua në përleshjen me mjete të mprehta në Gjilan është në gjendje stabile.
Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), nga ku bëhet e ditur se pas trajtimit fillestar në Qendrën Emergjente, pacienti është transferuar për trajtim të mëtejshëm në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.
“Pacienti është në gjendje stabile dhe pas trajtimit në QE është transferuar për trajtim të mëtejshëm në Klinikën Torakale”, thuhet në përgjigje.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se tre të mitur janë ndaluar për 24 orë, nën dyshimin për veprën penale “Tentim vrasje”, lidhur me përleshjen ndërmjet dy grupeve në rrugën “Mësuesit e viteve ’90-ta” në Gjilan.
Gjatë përleshjes dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, ndërsa personat e përfshirë kanë pësuar lëndime trupore. /Lajmi.net/