QKUK: 451 raste për tri ditë në Emergjencë, 20 të lënduar në aksidente komunikacioni
Si pasojë e aksidenteve në trafik, 20 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Lajme
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se kanë pasur 451 raste për tri ditë në Emergjencë, ndërsa 20 të lënduar në aksidente komunikacioni.
74 pacientë kanë marrë shërbime mjekësore në dhomën e reanimimit, 98 raste ishin të karakterit kirurgjik, kishte 161 pacientë internistikë dhe 95 ortopedikë, transmeton lajmi.net.
Në këtë kohë, janë kryer 24 intervenime të shpejta kirurgjike. Si pasojë e aksidenteve në trafik, 20 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Për mjekim të mëtutjeshëm, në klinikat e QKUK-së, janë pranuar 32 pacientë. /Lajmi.net/