QKMK: Nesër pritet protestë në Jarinjë, mund të bllokohet autostrada për orë të tëra
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se, sipas burimeve të hapura dhe ende të paverifikuara, nesër më 21 prill 2026, pritet të mbahet një protestë në Jarinjë. Sipas njoftimit, po ashtu pritet edhe bllokim i një pjese të autostradës në drejtim të Republikës së Kosovës, në territorin e Serbisë, nga ora 12:00 deri…
Lajme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se, sipas burimeve të hapura dhe ende të paverifikuara, nesër më 21 prill 2026, pritet të mbahet një protestë në Jarinjë.
Sipas njoftimit, po ashtu pritet edhe bllokim i një pjese të autostradës në drejtim të Republikës së Kosovës, në territorin e Serbisë, nga ora 12:00 deri në ora 18:00.
QKMK ka bërë të ditur se për çdo zhvillim të mëtejmë do të ketë njoftime me kohë.
Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë QKMK-në në numrat: +38345198000, +38345198606, si dhe në numrin pa pagesë 080050095. /Lajmi.net/