Qindra qytetarë protestojnë në Prishtinë në mbështetje të Palestinës dhe Gazës

Në qendër të Prishtinës po mbahet një protestë masive në mbështetje të popullit palestinez dhe civilëve në Rripin e Gazës. Qindra qytetarë janë mbledhur për të shprehur solidaritetin e tyre me viktimat e sulmeve dhe për të kërkuar ndaljen e dhunës ndaj popullsisë civile, transmeton lajmi.net Me pankarta, flamuj palestinezë dhe thirrje për drejtësi dhe…

Lajme

09/08/2025 19:38

Në qendër të Prishtinës po mbahet një protestë masive në mbështetje të popullit palestinez dhe civilëve në Rripin e Gazës.

Qindra qytetarë janë mbledhur për të shprehur solidaritetin e tyre me viktimat e sulmeve dhe për të kërkuar ndaljen e dhunës ndaj popullsisë civile, transmeton lajmi.net

Me pankarta, flamuj palestinezë dhe thirrje për drejtësi dhe paqe, protestuesit po marshojnë nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të veprojë ndaj asaj që e konsiderojnë agresion të vazhdueshëm dhe shkelje të të drejtave të njeriut në Gaza./lajmi.net/