Qeveritarët duan që drafti i Lajçakut për Asociacionin të dërgohet në Venecia

Zyrtarë qeveritarë insitojnë që drafti i Asociacionit i propozuar nga Bashkimi Evropian të dërgohet në Komisionin e Venecias për vlerësim. Tri ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, në ekzekutiv thonë se përfaësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell apo emisari për dialogun, Miroslav Lajçak mund ta dërgojnë draftin për opinion këshilldhënës…

Lajme

23/06/2024 10:37

Zyrtarë qeveritarë insitojnë që drafti i Asociacionit i propozuar nga Bashkimi Evropian të dërgohet në Komisionin e Venecias për vlerësim.

Tri ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, në ekzekutiv thonë se përfaësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell apo emisari për dialogun, Miroslav Lajçak mund ta dërgojnë draftin për opinion këshilldhënës në Venecia, në mënyrë që krahas përmbajtjes të merr edhe një formë zyrtare të tij. Ndërkaq, kërkesën e qeverisë ndaj BE-së, që draft statutin e Asociacionit të propozuar për Kosovën ta dërgojnë në Venecia e mirëpresin edhe analistët politikë, por potencojnë nevojën që edhe Kosova të përmbushë obligimet nga marrëveshjet ndërkombëtare për Asociacionin.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, thotë për KosovaPress, se BE-ja dhe Lajçak duhet të legalizojnë draft-stautin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ai shton se në formën aktuale si një non-paper pas një nënshkrim, logo, si dhe e ndarë nga marrëveshja e Brukselt dhe Ohrit, qeveria e ka të pamundur të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Analisti politik, Dorajet Imeri, thotë për KosovaPress, se për të dalë nga ngërçi aktual në dialog dhe për të tentuar t’i jepet zgjidhje temës së Asociaiconit, do të ishte mirë që BE-ja të dërgojë në Venecia draftin e Asociacionit të propozuar për insitucionet kosovare.

Megjithatë, njohësi i integrimeve evropiane, Dritëro Arifi, deklaron se BE-ja, nuk e ka obligim me dërgu draftin e Asociacionit në Venecia.

Sipas tij, themelimi i Asociacionit është një obligim i Kosovës, andaj kërkesat e tilla Arifi i konsideron më shumë si elektorale sesa racionaliste.

Qeveria e Kosovës refuzon ta dërgojë në kushtetuese draftin e BE-së për Asociaciacionin duke kërkuar nga BE-ja që atë draft ta dërgojë në Komisionin e Venecias.

Kryeministri Albin Kurti do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq më 26 qershor në Bruksel, ku temë kryesore do të jetë zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.