Qeveria u mundëson qytetarëve serb të Kosovës, konvertimin e patentë shoferëve nga institucionet ilegale serbe në ato të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim pozitiv për qytetarët serb të Kosovës. Përmes një postimi në “X”, Kurti ka thënë se qytetarët serb në Kosovë do të mund të konvertojnë patentë shoferët e marrë nga institucionet ilegale serbe në institucionet e Republikës së Kosovës. “Qeveria jonë…

Lajme

07/05/2024 16:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim pozitiv për qytetarët serb të Kosovës.

Përmes një postimi në “X”, Kurti ka thënë se qytetarët serb në Kosovë do të mund të konvertojnë patentë shoferët e marrë nga institucionet ilegale serbe në institucionet e Republikës së Kosovës.

“Qeveria jonë ka nxjerrë një vendim që mundëson konvertimin e patentë shoferëve të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në Kosovë në ato të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës. Procesi është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë, duke nxitur kohezionin në jetën e përditshme”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë: