Qeveria në Maqedoni mban mbledhje të jashtëzakonshme pas aksidentit tragjik

Aksidenti i rëndë që ndodhi sot në Shkup ka mobilizuar autoritetet maqedonase.

Lajme

13/02/2019 23:07

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshëm sonte në ora 22:30 pas aksidentit të rëndë që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë, me ç’rast 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev nesër në mëngjes do të vizitojë të shtruarit në spital.