Babë e bir në Deçan vdiqën pasi ranë në kontakt me rrymën derisa po pastronin veturën në oborr, Policia jep detaje
Babë e bir kanë humbur jetën sot në Deçan, pasi kanë rënë në kontakt me rrymën. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në Pejë, të cilët kanë thënë se janë njoftuar nga QKMF në Deçan se janë pranuar dy persona të cilët dyshohet se janё lënduar nga kontakti me rrymën, dhe tё njëjtin janё…
Lajme
Babë e bir kanë humbur jetën sot në Deçan, pasi kanë rënë në kontakt me rrymën.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në Pejë, të cilët kanë thënë se janë njoftuar nga QKMF në Deçan se janë pranuar dy persona të cilët dyshohet se janё lënduar nga kontakti me rrymën, dhe tё njëjtin janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё.
“Hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP-Pejё, kanё dalё nё vendngjarje, ku dyshohet se deri sa viktimat ishin duke pastruar veturën nё oborrin e tyre, kanё rёnё nё kontakt me rrymën, pas dёrgimit nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, nga ekipi mjekёsor rreth orёs 21:20, ёshtё konstatuar vdekja e dy vikimave. Me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, viktimat janё dёrguar nё institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinё pёr obduksion, rasti vazhdon tё hetohet nga njёsitet kompetente”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/