Qeveria në detyrë mban mbledhje nesër
Qeveria në detyrë e Kosovës do të mbaj nesër mbledhjen e radhës. Mbledhja do të mbahet nga ora 09:00, shkruan lajmi.net. Në rend dite janë 14 pika, ndër to shqyrtimi i kërkesave për shpronësim për interes publik në projektet rrugore, rialokimi i mjeteve buxhetore në disa ministri, emërimi i Komisionit për Kompensimin e Viktimave të…
Lajme
Qeveria në detyrë e Kosovës do të mbaj nesër mbledhjen e radhës.
Mbledhja do të mbahet nga ora 09:00, shkruan lajmi.net.
Në rend dite janë 14 pika, ndër to shqyrtimi i kërkesave për shpronësim për interes publik në projektet rrugore, rialokimi i mjeteve buxhetore në disa ministri, emërimi i Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, si dhe nisma për lidhjen e një marrëveshjeje granti për forcimin e sistemit shëndetësor.
Gjithashtu do të shqyrtohen kërkesa të Ministrisë së Financave dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit, etj.

