Qeveria miratoi nismën për miratimin e IPA-së 2016

Qeveria e Kosovës sot miratoi edhe nismën për marrëveshjen financiare për programin IPA 2016.

Lajme

08/06/2016 10:03

Në këtë mbledhje u tha se marrëveshja e IPA-së do të fokusohet në tre sektorë kryesor si financimin e reformës së administratës publike, nëpërmjet përkrahjes buxhetore sektoriale, përkrahjen për rritjen e konkurrueshmërisë dhe përkrahjen për të drejtat e njeriut dhe komuniteteve, shkruan lajmi.net

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi në këtë mbledhje tha se “do të vazhdojmë me hapat e tjerë në drejtim të hapjes së mundësive që Kosova të përfitojë nga ana e fondeve të parapara në kuadër të programit 2016”.

Pas miratimit të kësaj nisme, ne do të vazhdojmë konsultimet me Komisionin Evropian, në pajtim me procedurat tona të brendshme qeveritare dhe do të nënshkruajmë marrëveshjen në kohë optimale. /lajmi.net