Qeveria merr vendimin, prona e Teatrit Kombëtar i kalon Bashkisë Tiranë

Qeveria ka marrë vendimin që sipërfaqja e tokës ku ishte ndërtuar Teatri Kombëtar të kalojë në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Lajme

31/07/2021 09:05

Projekt/vendimi u miratua në mbledhjen e djeshme të qeverisë, e cila u drejtua zv/kryeministri Erion Braçe.

Ky vendim hyn në fyqi, pasi të botohet në Fletoren Zyrtare.

Një ditë më parë Euronews Albania publikoi projektvendimin, ku thuhej se prona duhet t’i kalojë bashkisë, pasi Ministria e Kulturës nuk ka parashikuar fonde për ndërtimin e një teatri të ri, ndërsa nga Bashkia e Tiranës janë bërë tashmë disa veprime paraprake. Një tjetër arsye ishte fakti se sipërfaqja tjetër përreth teatrit, është gjithashtu në pronësi të bashkisë.

Gjykata Kushtetuese e rrëzoi vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2020 me argumentimin se është cenuar autonomia e pushtetit vendor dhe është vepruar në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës për mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare.