Qeveria Kurti vs Prokuroria Speciale, sa ministra u intervistuan gjatë 2024
Kreu i qeverisë Albin Kurti nuk është i vetmi që të cilit gjatë këtij viti i mori një ftesë për intervistim nga prokurorë të shtetit. Për të njëjtën çështje që u ftua Kurti, dyshimet për keqpërdorimet me rezerva shtetërore, 8 muaj më herët ishte marrë në pyetje nga prokuroria speciale ministrja e Tregtisë, Ndërmarrësisë e…
Lajme
Kreu i qeverisë Albin Kurti nuk është i vetmi që të cilit gjatë këtij viti i mori një ftesë për intervistim nga prokurorë të shtetit.
Për të njëjtën çështje që u ftua Kurti, dyshimet për keqpërdorimet me rezerva shtetërore, 8 muaj më herët ishte marrë në pyetje nga prokuroria speciale ministrja e Tregtisë, Ndërmarrësisë e Industrisë, Rozeta Hajdari.
Pas Hajdarit, në korrik të këtij viti, jo në zyret e prokurorisë por të hetuesve policor u morr në pyetje Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Intervistimi i ministres u bë me autorizim të Prokurorisë Speciale, pas deklarimeve në Debat Plus se prokurorë e gjyqtarë kanë kërkuar takim me të për raste të caktuara, e pas statusit të saj ku kishte thënë se arratisjet nga burgjet e Kosovës janë të nxitura nga Serbia.
Muajin e kaluar në cilësinë e dëshmitarës u intervistua edhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.
Artan Qerkini – Avokat i Artane Rizvanollit deklaroi “Prokurori ka lexuar një paralajmërim se për shkaqe te hetimeve detajet e hetimeve nuk duhet bërë publike ngase çdo publikim paraqet vepër penale. Kështu që më shumë se kaq nuk mund të ju themi asgjë më shumë.”
Temat për të cilat është pyetur ministrja, në media u raportuar se kanë të bëjnë me rastet që po hetohet ish-kryeshefi i Kek-ut, Nagip Krasniqi, tashmë i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Muajin e kaluar në Prokurorinë Speciale ishte paraqitur për intervistim edhe koordinatorja e Komiteteve të Lëvizje Vetëvendosje Dejona Mihali, e që u raportua se edhe intervistimi i saj lidhet me hetimet ndaj Krasniqit.
Ndërkohë që në maj të këtij viti, në cilësinë e të dyshuarit ishte intervistuar zëvëndësministri i Mjedisit, Hysen Durmishi për nënshkrimin e kontratës për rrugën Prishtinë-Podujevë. /Dukagjini