Qeveria Kurti nuk tregoi asgjë për vaksina, “kërcënon” për izolim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se po vazhdojnë negociatat me kompanitë që prodhojnë vaksinat anti-Covid-19, por theksoi se janë të kufizuar të japin informacione. Ai derisa ka arsyetuar vendimin për masat e vendosura para 11 ditëve, tha se tash po heqim pjesërisht kufizimet por po shtojmë udhëzimet.

Lajme

18/04/2021 22:40

Ministri Vitia në një konferencë për media, tha se komisioni për negocim po negociojnë me prodhues të vaksinave të aprovuara që të marrin sa më shumë vaksina.“E di, jam i vetëdijshëm që është shumë për të kërkuar sepse mjaft kemi pritur por ajo që mund të garantoj është se ekipi negociues për sigurimin e vaksinave është ekip profesional dhe i përkushtuar, si dhe ka bërë progres të konsiderueshëm. Çdo veprim i imi dhe komisionit është në përputhje me ligjin por mbi të gjitha me interesin e shëndetit publik, duke respektuar të gjitha kërkesat nga kompania për sigurimin e vaksinave. Për këtë do të bindin së shpejti“, tha ai.

Ministri Vitia duke arsyetuar vendimin për masat e marra para 11 ditëve, ku ishin mbyllur shkollat, gastronomia, qendrat tregtare dhe të tjera, të cilat i quajti si super shpërndarës të virusit për shkak të grumbullimit të shumë personave në hapësirat e mbyllura.

“Ky ishte një veprim i duhur, i nevojshëm për ta vënë nën kontroll një situatë të renduar dhe të dal nga kontrolli, e cila rrezikonte kolapsin e sistemit shëndetësor. Në anën tjetër ishte një veprim i domosdoshëm për të vënë në kontroll rritjen që e kemi tash në raport me shpërndarjen e virusit dhe mobilizimin e mekanizmave të mbikëqyrjes institucionale, por jo vetëm kjo është betejë e përbashkët dhe suksesi varet nga veprimi i secilit prej nesh”, tha ai.

Vitia gjithashtu njoftoi se në MSh, është krijuar ekipi që do të bëjë rishikimin e udhërrëfyesit kundër Covid-19 dhe nga instituti i shëndetit publik është kërkuar të përgatitet plani i ri për testim.

“Negociatat me kompanitë prodhuese të vaksinave po vazhdojnë dhe janë në rrugën e duhur. Procesi i vaksinimit po vazhdon dhe nga muaji maj do të intensifikohet nga muaji maj me arritjen e vaksinave të reja. Situata para 7 prillit ka qenë dhe mbetet e papranueshme, hospitalizimit dhe vdekjet mund dhe duhet të shmangën përmes masave, udhëzimeve institucionale në kohë të emergjencave shëndetësore,……12.05 …po heqim pjesërisht kufizimet por po shtojmë udhëzimet, pra një hapje që nëse nuk respektohen, atëherë do të jemi të detyruar që të kthejmë kufizimet. Qytetarë përballë virusit kemi shumë pak zgjedhje, ose respektim rigoroz të udhëzimeve dhe protokolleve ose masa kufizuese dhe izolim. Ne duhet të synojmë të parën si detyrim dhe përkushtim i përbashkët. Pikat me rrezikun më të madh të shpërndarjes ende mbesin gastronomia, qendrat tregtare dhe shkollat, andaj edhe kujdesi më i madh, sikurse edhe inspektimet dhe mbikëqyrja më e madhe duhet të jetë në këto ambiente“, tha ai.

Ai u ndal edhe te diskutimi publik për negociatat me kompani për sigurimin e vaksinave, duke theksuar se nuk ka refuzuar të nënshkruaj asnjë dokument që do të sjellnin vaksinat.

YouTube player