Qeveria forcon kulturën dhe sigurinë ndërkombëtare me vendime të reja
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës mbajti sot një mbledhje elektronike, ku mori vendime të rëndësishme në fushën e kulturës, arkivave dhe sigurisë ndërkombëtare. Gjatë mbledhjes janë miratuar: Rregullorja për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit Kombëtar të Arteve, që synon forcimin e politikave kulturore dhe mbështetjen e artistëve në vend; Rregullorja për Programin, Përmbajtjen,…
Lajme
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës mbajti sot një mbledhje elektronike, ku mori vendime të rëndësishme në fushën e kulturës, arkivave dhe sigurisë ndërkombëtare.
Gjatë mbledhjes janë miratuar:
-
Rregullorja për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit Kombëtar të Arteve, që synon forcimin e politikave kulturore dhe mbështetjen e artistëve në vend;
-
Rregullorja për Programin, Përmbajtjen, Mënyrën dhe Procedurat e Organizimit të Trajnimit Profesional për Zyrtarë Arkivorë, për përmirësimin e kapaciteteve profesionale të punonjësve të arkivave;
-
Nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informacionit të klasifikuar, e cila synon forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë ndërkombëtare.
Qeveria në detyrë theksoi rëndësinë e këtyre vendimeve për avancimin e kulturës, zhvillimin e kapaciteteve profesionale të arkivave dhe garantimin e sigurisë së informacionit të klasifikuar në përputhje me standardet ndërkombëtare. /Lajmi.net/