Qeveria emëron Bekim Hoxhën kryeshef të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë

Në kuadër të mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës është bërë edhe një emërim. Qeveria ka emëruar Bekim Hoxhën -Kryeshef të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Kryeministri Albin Kurti tha se nga procesi i rekrutimit për drejtor ekzekutiv, Komisioni rekrutues ka bërë një punë profesionale në përzgjedhjen e kandidatit. Ndërkaq, në prezantimin e propozim-vendimit,…

Lajme

11/09/2024 11:09

Në kuadër të mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës është bërë edhe një emërim.

Qeveria ka emëruar Bekim Hoxhën -Kryeshef të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Kryeministri Albin Kurti tha se nga procesi i rekrutimit për drejtor ekzekutiv, Komisioni rekrutues ka bërë një punë profesionale në përzgjedhjen e kandidatit.

Ndërkaq, në prezantimin e propozim-vendimit, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se ky vendim përbën një hap të rëndësishëm lidhur me menaxhimin dhe drejtimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, si agjencia kyçe në implementimin e politikave zhvillimore të bujqësisë, por edhe sigurisë ushqimore në vendin tonë.

“Drejtimi i suksesshëm i kësaj agjencie është thelbësor për arritjen e objektivave strategjike në këtë sektor”.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se përfaqësues të institucioneve dhe ekspertë të jashtëm kanë qenë pjesë e komisionit rekrutues dhe tha se kanë zgjedhur kandidatin më të përgatitur për të marrë këtë post./Lajmi.net/