Qeveria e Shqipërisë ua mundëson talentëve në botë të marrin pasaporta shqiptare pa i mbushur 18 vjet
Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim t’u lejohet talentëve të sportit që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe nëse nuk kanë mbushur 18 vjet. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në llogarinë e tij në Facebook, shkruan lajmi.net. “Tanimë me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë” në Kuvendi i…

Sport
Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim t’u lejohet talentëve të sportit që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe nëse nuk kanë mbushur 18 vjet.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në llogarinë e tij në Facebook, shkruan lajmi.net.
“Tanimë me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë” në Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Qeverisë, u krijohet mundësia talentëve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç” – ka shkruar Rama në Facebook, duke shpërndarë edhe disa fotografi të futbollistëve të Kombëtares A dhe atyre të “shpresave” të Shqipërisë.
Ky vendim i Qeverisë shqiptare ua mundëson shumë talentëve të rinj që të zgjedhin Shqipërinë për përfaqësim.
Kujtojmë se Shqipëria po kalon momente të mira dhe është rrugës për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian të vitit 2024./Lajmi.net/