Qeveria e Serbisë tenton të ndërhyj në sistemin e drejtësisë së EULEX-it për rastin e Ivanoviqit

Qeveria e Serbisë, më herët përmes deklaratave publike e tashmë edhe përmes një letre zyrtare të dërguar nga drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka kërkuar nga UNMIK-u dhe EULEX-i, që ta lirojnë të mbrohet në liri të dyshuarin për krime të luftës Oliver Ivanoviq.

Lajme

11/08/2015 13:54

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, në një letër dërguar shefit të UNMIK-ut Farid Zarid dhe atij të EULEX-it Gabriel Meuci ka kërkuar që në rastin e liderit të Listës Serbe në Kosovë, Oliver Ivanoviq të invovohen edhe ata.

Ai në letrën e dërguar krerëve të dy misioneve të huaj ka kërkuar që Ivanoviq të lejohet që të mbrohet në liri, transmeton Indeksonline.

“Pa dashur të ndërhyjë në pavarësinë e gjykatave, ju lutem urgjentisht merrni masa përbrenda sistemit gjyqësor, dhe bëni gjithçka që keni në dorë në pajtim me të drejtat themelore të të burgosurve për ta parandaluar përkeqësimin e shëndetit të Ivanoviqit, si dhe përkeqësimin e situatës politike dhe sociale në Kosovë”, shkruhet në letrën e Gjuriqit.

Kujtojmë se Ivanoviq akuzohet për krime lufte në Kosovë, dhe para pak ditësh Gjykata Themelore në Mitrovicë me një vendim të marrë ka shtyrë paraburgimin e tij edhe për 6 muaj.