Qeveria e rritë pagën minimale në 350 euro
Qeveria e Kosovës do të rritë pagën minimale në 350 euro, ka paralajmëruar kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të ekzekutivit. Kurti para kabinetit qeveritar tha se niveli i pagës minimale do të jetë i liruar nga tatimi. “Me hyrjen në fuqi të ligjit për pagën minimale më në fund u hap rruga që…
Lajme
Qeveria e Kosovës do të rritë pagën minimale në 350 euro, ka paralajmëruar kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të ekzekutivit.
Kurti para kabinetit qeveritar tha se niveli i pagës minimale do të jetë i liruar nga tatimi.
“Me hyrjen në fuqi të ligjit për pagën minimale më në fund u hap rruga që edhe zyrtarisht të rritet paga minimale pas një pritje prej 13 vitesh. Ndërkaq sot do të shqyrtojmë propozimin që niveli i pagës minimale të jetë 2 euro për dy orë punë të rregullt apo 350 euro bruto në muaj për punë me orar të plotë. Paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi. Kjo është rritja e dytë e pagës minimale brenda këtij mandati qeverisës”, tha Kurti.
Duke folur për fillimin e vitit të ri shkollorë, Kurti tha se deri tani kanë aplikuar mbi 195 mijë prindër për subvencionimin e teksteve apo materialeve shkollore.
Deri tani kanë aplikuar gjithsej 194 mijë e 160 prindër ose kujdestarë ligjor për subvencionimin e teksteve apo materialeve shkollore, ndërkaq janë subvencionuar gjithsej 171 mijë e 200. Gjithçka është gati për fillimin e mbarë dhe me kohë të vitit shkollorë”, shtoi Kurti.
Krahas këtyre, kreu qeveritar tha se transformimi në shëndetësi po bëhet në mënyrë të qëndrueshme dhe rrënjësor.