Qeveria e Kosovës reagon ndaj artikullit të Chuck Sudetic

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, ka reaguar ndaj artikullit akuzues të Chuck Sudetic, botuar në Politico.eu.

Lajme

23/07/2015 21:42

Reagimi i Abrashit është publikuar në gjuhën angleze, në të njëjtin medium.

Në këtë reagim, e quan shkrimin si një sulm ‘nxitës” mbi Kosovën, dhe sipas tij, Kosova meriton të integrohet në Evropë dhe Familjen Atlantike të Kombeve, transmeton lajmi.net.

Ja reagimi i plotë:

Raporti i Chuck Sudetic i quajtur “The bullies ëho run Kosovo”, i cili raporton për adresimin e situatës në Kosovë dhe debatin e tanishëm që Kuvendi i Kosovës e ka për Gjykatën Speciale, është i bazuar në spekulime të tmerrshme. Ai u referohet burimeve anonime dhe ekzagjeron situatën, duke përdorur shumë karakterizime nxitëse. Artikulli vjen në kohën kur Qeveria e Kosovës po punon për së afërmi me Kuvendin për ta kaluar legjislacionin që do t’i hapte rrugë Gjykatës Speciale të dëgjojë deklaratat e aktiviteteve kriminale të bëra gjatë dhe menjëherë pas Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Më tutje, duke cituar një ambasador anonim Evropian, ofron një listë të supozimeve mbi korrupsionin dhe krimeve të organizuara në Kosovë. Sidoqoftë, Sudetic dështon të gjejë prova për këto akuza serioze të renditura. Ai implikon Qeverinë e Kosovës dhe Ministrin e saj të Jashtëm në këto vepra.

Gjithashtu, duke iu referuar lirshëm një ish-diplomati anonim, një pjesë deklaron që “Ëashingtoni do të ndalonte mbështetjen e amerikanëve dhe investitorëve tjerë perëndimorë të bëjnë biznes në Kosovë dhe mund të ulte përpjekjet dhe lotimin për njohjen e Kosovës nga shtetet tjera të cilët do t’i hapnin rrugë integrimit të Kosovës në BE.” Të dyja këto aktivitete qëndrojnë në një kontradiktë të marrëdhënieve afatgjata të stabilizuara mes Kosovës dhe SHBA-ve. Ne kosovarët jemi krenarë që SHBA-të kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin mbështetës të qëndrueshëm të pavarësisë së Kosovës. Ata kanë luajtur rol kyç në ndërtimin e institucioneve tona dhe kanë ndihmuar Kosovën të bëjë rrugën e saj drejt komunitetit ndërkombëtar.

Në mënyrë të ngjashme, në mënyrë më të papërgjegjshme, dikush gjithashtu ka dashur të kompromisojë aspiratat që ka Kosova për Bashkimin Evropian, Sudetic pohon që ngritjet e fundit në numrin e emigrantëve ilegal kosovar të kontrabanduar në kufirin e Hungarisë me Serbinë “kanë qenë paralajmërime të liderëve kosovarë të zhytur në krime për BE-në lidhur me shkatërrimin që ata mund të shkaktojnë nëse Brukseli nuk lëshon pe në çështjen e gjykatës”

Artikulli nuk ka një burim të vetëm me emër por ka ofendime dhe akuza të fuqishme ndaj liderëve kosovarë të cilët po punojnë shumë për të mbrojtur emrin e mirë dhe reputacionin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke stabilizuar një Gjykatë Speciale të sponsorizuar ndërkombëtarisht. Ky artikull komplikon angazhimin e qeverisë në formimin e Gjykatës Speciale. Prandaj, Qeveria e Kosovës refuzon me furi akuzat që janë bërë në artikullin e Sudetic.

Kosova është bërë shtet vetëm para shtatë vjetëve. Pavarësisht politikave me gjenocid të Sllobodan Milloshqeviqit lidershipi kosovar ishte i lidhur me procesin e normalizimit të marrëdhënieve me ish-armiqtë në Beograd. Në përkrahje të këtij progresi për të ndërtuar një demokraci funksionale të bazuar në sundimin e ligjit, Bashkimi Evropian është pranë konkludimit të hapit të parë formal për çasjen e Kosovës, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Ne nuk do të humbim vullnetin nga të tillë si Chuck Sudetic i cili po vazhdon avazin e vjetër anti-kosovar me propaganda dhe përpiqet të përshkruajë të gjithë shoqërinë dhe liderët tanë si të papërshtatshëm për integrim në Familjen e Kombeve Evropiane dhe Atlantike./lajmi.net

http://www.politico.eu/article/kosovo-bullies-letter-eu-us-special-chambers-kla-milosevic/