Qeveria e Kosovës ndryshon vendimin për mallrat serbe

Qeveria e Kosovës raportohet të ketë ndërruar vendimin për ndalimin e mallrave serbe. Siç raportohet, tani do të ketë kontroll të shtuar për dallim nga vendimi i mëparshëm për qarkullim të kufizuar. Ndryshe, Kosova pati ndaluar importet nga Serbia pas arrestimit që iu ishte bërë tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga forcat serbe, tensionet e…

Lajme

07/10/2024 12:45

Qeveria e Kosovës raportohet të ketë ndërruar vendimin për ndalimin e mallrave serbe.

Siç raportohet, tani do të ketë kontroll të shtuar për dallim nga vendimi i mëparshëm për qarkullim të kufizuar.

Ndryshe, Kosova pati ndaluar importet nga Serbia pas arrestimit që iu ishte bërë tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga forcat serbe, tensionet e vazhdueshme në veri si dhe dyshimet që ndërmjet mallrave janë future ilegalisht edhe armë, gjatë vitit që lamë pas.

Masa e vendosur e sigurisë pastaj është ndryshuar duke e lejuar importin e lëndës së parë dhe gjysmën e produkteve të nevojshme për prodhim final.

Por sipas informacioneve të fundit, sot Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur që t’ua dorëzojë vendimin e ri institucioneve përkatëse.

Ministria e drejtuar nga Xhelal Sveçla mori vendim që Ndalimin e importeve të këtyre produkteve të zëvendësohet me “kontroll të detajuar”, në kuadër të maunave që hyjnë nga Serbia.

Ky vendim tani për tani është marrë vetëm për pikën kufitare në Merdar, ndërsa nuk ka ndryshuar ende për pikëkalimet kufitare të tjera të Kosovës me Serbinë.

Lajmi.net ka dërguar pyetje tek Ministria e Punëve të Brendshme por kjo nuk është konfirmuar ende. /Lajmi.net/