Qeveria e emëron kryesues të bordit të KEK-ut ish-kandidatin e LDK-së për deputet

Qeveria Hoti ka emëruar Bordin e ri të drejtorëve të Koorporatës Energjetike të Kosovës.

Lajme

24/10/2020 16:48

Edhe këtë herë Qeveria nuk ka mundur t’i ikë emërimeve politike.

Kryesues i Bordit është emëruar Musa Misini, ish kryetari i Vitisë, shkruan lajmi.net.

Ai ka qenë kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, në zgjedhjet e vitit 2014.

Anëtar të Bordit janë përzgjedhur Petrit Ibraj, Fatime Grajqevci, dhe Fadil Hoxha.

Ibraj dhe Grajqevci janë duke e ushtruar këtë pozitë që një kohe më të gjatë, pasi qeveria Kurti kur kishte emëruar Bordin e përhoshëm kishte emëruar edhe ata të dy. /Lajmi.net/