Hamza: Nga sot PDK nuk ka arsye të marrë më pjesë në punimet e Kuvendit – do ta dërgojmë lëndën në Kushtetuese
Kryetar i PDK-së, Bedri Hamza ka folur për media në lidhje me mosvotimin e Vlora Çitakut nga Lëvizja Vetëvendosje për nënkryetare të Kuvendit, gjë që bëri që PDK të lëshoj sallën e Kuvendit në mënyrë demostrative. Hamza tha se PDK nuk ka më arsye që të marrë pjesë në punimet e Kuvendit dhe se lënda…
Lajme
Kryetar i PDK-së, Bedri Hamza ka folur për media në lidhje me mosvotimin e Vlora Çitakut nga Lëvizja Vetëvendosje për nënkryetare të Kuvendit, gjë që bëri që PDK të lëshoj sallën e Kuvendit në mënyrë demostrative.
Hamza tha se PDK nuk ka më arsye që të marrë pjesë në punimet e Kuvendit dhe se lënda do të dërgohet në Kushtetuese, pasi afatet për konstituim të Kuvendit tashmë kanë kaluar, transmeton lajmi.net.
“Sot PDK ishte prezent në Kuvend, me qëllim që Kuvendi të konstituohet, me qëllim që vendi të ketë institucione, por partia shumicë, VV dhe Albin Kurti nuk e kanë ndërmend t’i japin vendit institucione. Vazhdojnë me veprimet e tyre të papërgjegjshme, jo institucionale, jo në dobi të qytetarëve të Kosovës, me prodhu drama, me prodhu kriza, me shpikë situata të panjohura. Prej sot PDK nuk ka asnjë arsye të marr pjesë në punimet e Kuvendit dhe ne do ta referojmë, do ta dërgojmë lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Jemi të sigurte që afatet Kushtetuese kanë përfunduar me 7 gusht, janë përtej atyre afateve që i kanë transmetuar dhe vetë i kanë dhënë dhe janë edhe sot duke mos e respektu aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për mënyrën e votimit ku thotë se duhet të ketë konsensus, nuk ka konsensus. Ne e votuam propozimin e VV-së, por ata nuk e votuan propozimin e kandidates së PDK-së dhe në këtë mënryë e pamundësuan konstituimin e Kuvendit.”, tha Hamza./lajmi.net/