Qeveria do kërkojë rishikimin e shkarkimit të Zejnullahut
Kryeministri Isa Mustafa e konsideron “jo të drejtë dhe të dëmshëm” për UP-në, vendimin e marr sot për shkarkimin e Ramada Zejnullahut nga posti i Rektorit.

Lajme
Mustafa thotë se do të kërkojë rishikimin e vendimit të Këshillit Drejtues të UP-së, raporton lajmi.net.
Reagimi i plotë i kryeministrit Mustafa:
Qeveria e Kosovës e konsideron jo të drejtë dhe të dëmshëm për Universitetin e Prishtinës vendimin e marrë sot për shkarkimin e rektorit, Ramadan Zejnullahu.
Kryeministri Isa Mustafa në koordinim të plotë me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të kërkojnë rishikimin e këtij vendimi.
Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se Universitetit të Prishtinës nuk i duhen veprime të tilla që e dëmtojnë Universitetin e Prishtinës pikërisht në periudhën kur Universiteti i Prishtinës po bënë hapa të mëdhenj përpara në drejtim të ngritjes së cilësisë dhe avancimit të gjithëmbarshëm të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.