Qeveria deklarohet pas problemit me ueb-faqet e institucioneve

Telashet për qasje në Gazetën Zyrtare e Republikës së Kosovës, ueb-faqen e Qeverisë si dhe në platformën e-kosova janë sanuar dhe tani ato janë funksionale, tha zëdhënësi i ekzekutivit, Përparim Kryeziu. Ai theksoi se kishte probleme teknike të cilat u rregulluan shpejt. “Në mëngjes ka pasur një problem teknik i cili është rregulluar shpejt. Të…

Lajme

07/04/2025 11:53

Telashet për qasje në Gazetën Zyrtare e Republikës së Kosovës, ueb-faqen e Qeverisë si dhe në platformën e-kosova janë sanuar dhe tani ato janë funksionale, tha zëdhënësi i ekzekutivit, Përparim Kryeziu.

Ai theksoi se kishte probleme teknike të cilat u rregulluan shpejt.

“Në mëngjes ka pasur një problem teknik i cili është rregulluar shpejt. Të gjitha webfaqet tani janë funksionale”, tha ai.

Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës dhe ueb-faqja e Qeverisë ishin jashtë funksionit mëngjesin e 7 prillit. Gjithashtu, probleme pati edhe platforma e shërbimeve online, e-kosova.