“Qeveri pa rezultate, manipulon me shifra” – Hamza për qeverisjen Kurti

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin Kurtin, i cili është aktualisht kryeministër. Hamza e përmendi fitoren e tij në Komunën e Mitrovicës me mbi 53%, duke u shprehur se ndonëse dallon pushteti, nuk mjafton vetëm që të fitosh zgjedhjet.…

Lajme

28/03/2024 21:50

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin Kurtin, i cili është aktualisht kryeministër.

Hamza e përmendi fitoren e tij në Komunën e Mitrovicës me mbi 53%, duke u shprehur se ndonëse dallon pushteti, nuk mjafton vetëm që të fitosh zgjedhjet.

Ai iu referua Qeverisë Kurti, që ka fituar 51%, duke thënë se është qeveri pa rezultate dhe që manipulon me shifra.

“Po, veç 53.7% është ma shumë se 51%. Nuk mjafton që ti fitosh zgjedhjet, të vazhdosh qeverisjen duke e përmend se kom fitu. Është qeveri pa rezultate. Nëse e shikojmë normën e rritjes ekonomike dhe nëse e krahasojmë periudhën 2007-2019, mesatarja është rreth 4%. Qeveria ka manipuluar me shifra. Po harrojmë që Qeveria aktuale ka qeverisë edhe në vitin 2020, ku kemi pasë për herë të parë normë negative të ekonomisë.” – tha Hamza në Rubikon.