Qetë në Veri
Besim Hoti konfirmon se deri më tani nuk është regjistruar asnjë incident. Ai e ka mohuar të ketë prezencë të pjesëtarëve të “Mbrojtjes Civile”.

Lajme
Që nga ora 7:00 e mëngjesit, kur janë hapur kutitë e votimit, në Veri të Mitrovicës nuk është regjistruar asnjë incident i cili do ta pengonte procesin zgjedhor.
Besim Hoti, Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Veri, në një prononcim për lajmi.net ka thënë se deri më tani nuk është regjistruar asnjë incident në ndonjë qendër të votimit.
Hoti gjithashtu ka mohuar të ketë prezencë të pjesëtarëve të “Mbrojtjes Civile” afër qendrave të votimit.
“Situata është e qetë dhe prej mëngjesit deri më tani asnjë incident nuk është regjistruar”.
“Nuk është e vërtetë që ka prezencë të pjesëtarëve të Mbrojtjes Civile”.