“Qëndro i fortë”, Beatrix vazhdon ta përkrahë Donaldin edhe nga jashtë

Këngëtarja ka bërë një postim dedikuar partnerit të saj, Donald Veshaj.

ShowBiz

04/02/2022 16:30

Beatrix Ramosaj pas daljes nga shtëpia nuk ka qenë edhe aktive në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, sot ajo ka vendosur t’i jap një përkrahje Donaldit i cili kohët e fundit po qëndron më shumë i vetëm se sa me banorët tjerë.

Duke i publikuar një video ku Donaldi shihet i vetëm në oborrin e shtëpisë, Beatrix ka shkruar: “Ti i ha sherret e debatit për mëngjes. Je më i vërteti aty brenda. Qëndro i fortë. Me ty deri në fund”, ishin fjalët e këngëtares.

Ndryshe, Beatrix dhe Donaldi janë çifti i dytë i krijuar brenda shtëpisë së famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania”./Lajmi.net/