Qendra e Prishtinës më e mbushur se kurrë më parë – Mbyllet protesta gjithëpopullore në mbështetje të çlirimtarëve

Ka përfunduar protesta gjithëpopullore në qendër të Prishtinës në mbështetje të çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë nga Gjykata Speciale. Kjo protestë ishte një “goditje” për Specialen, që u përcoll me thirrjet për ndalje të padrejtësive në Hagë, transmeton lajmi.net Mijëra qytetarë nga Kosova e diaspora morën pjesë në këtë protestë. Fjalime në këtë protestë…

Lajme

07/08/2025 18:04

Ka përfunduar protesta gjithëpopullore në qendër të Prishtinës në mbështetje të çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë nga Gjykata Speciale.

Kjo protestë ishte një “goditje” për Specialen, që u përcoll me thirrjet për ndalje të padrejtësive në Hagë, transmeton lajmi.net

Mijëra qytetarë nga Kosova e diaspora morën pjesë në këtë protestë.

Fjalime në këtë protestë patën: Hysni Gucati – kryetari i OVL-UÇK-së, Arbër Cacaj-  djali i dëshmorit të kombit, Nagip Cacaj, Nevenka Tromp ish – hetuesja e Hagës dhe Ali Ahmeti, – kryetari i subjektit shqiptar BDI në Maqedoni të Veriut./lajmi.net/