Qëllimisht dogjën veturën në qendrën tregtare në Ferizaj- Kapen dy të dyshuarit, në kërkim personi i tretë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona nën dyshimet se më 24 tetor 2024, rreth orës 03:25, i kishin vënë zjarrin një veture me targa vendore në një qendër tregtare në Ferizaj, ndërkohë që në kërkim është vënë edhe një person i tretë i dyshuar për cytje në këmbim të parave për djegien e…

Lajme

25/10/2024 20:22

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona nën dyshimet se më 24 tetor 2024, rreth orës 03:25, i kishin vënë zjarrin një veture me targa vendore në një qendër tregtare në Ferizaj, ndërkohë që në kërkim është vënë edhe një person i tretë i dyshuar për cytje në këmbim të parave për djegien e veturës.

Nën autorizim të prokurorit të shtetit, hetuesit rajonalë kanë marrë të gjitha veprimet hetimore dhe nga hetimet e para, dyshohet se dy persona të maskuar i kanë vënë zjarrin veturës dhe ishin larguar në drejtim të panjohur.

Dëmet e shkaktuara në veturë ishin rreth 20 mijë euro.

M.B. (16) dhe A.Z. (17), janë arrestuar rreth orës 15:40 dhe me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Gjithashtu është sekuestruar edhe një motoçikletë që dyshohet se është përdorur në rastin e zjarrvënies.